Shkak, infektimi i ekuipazheve të avionëve me Omicron

Më shumë se 1500 fluturime janë anuluar vetëm këtë të diel në gjithë globin si pasojë e rritjes së infektimeve me Covid, duke sjellë probleme të shumta për udhëtarët që kishin planifikuar të udhëtonin gjatë periudhës së festave.

Në total, që nga e premtja numri i fluturimeve të anuluara për shkak të përhapjes së Omicron, sipas faqes së internetit të gjurmimit të të dhënave FlightAware, ka shkuar në mbi 7 000.

Kompanitë ajrore kanë bërë përgjegjëse për situatën e krijuar pikërisht infektimin e stafit të avionëve, pilotëve dhe pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit, të cilët janë detyruar të izolohen.

Linjat më të goditura nga kjo situatë janë ato amerikane dhe kineze.

Më shumë se 450 fluturime janë anuluar vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kompanitë më të goditura janë Delta, United dhe JetBlue.

Ato thanë se rritja e rasteve të Omicron kishte “ndikuar drejtpërdrejt në ekuipazhet dhe njerëzit që drejtojnë operacionet e fluturimit”.

Në Kinë linja ajrore e vetme e prekur duket të jetë China Eastern me më shumë se 540 fluturime të anuluara të dielën. Edhe në aeroporti Heathrow në Londër njoftoi se janë anuluar 56 fluturime këtë të diel.

Tv Klan