Kjo është situata në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” këtë të enjte. Moti i keq që ka mbërthyer vendin dhe mbarë Europën ka krijuar probleme edhe në lëvizjet me avion. 

Për

tvklan.al

qytetarët shprehen se kanë që prej orëve të para të mëngjesit që presin dhe askush nuk u jep asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me udhëtimet e tyre. Ata thonë se shkak për këtë situatë kaotike është bërë mos pastrimi i pistës së avionëve.

Në videon e mbërritur në redaksinë tonë mund të shihet fare qartë numri i lartë i udhëtarëve që presin për të marrë vesh fatin e fluturimeve të tyre. Qytetarët thonë se as kompanitë ajrore dhe as vetë aeroporti nuk mbajnë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar, por fajësojnë njëra – tjetrën.

Mësohet se ka patur edhe përplasje mes udhëtarëve që presin dhe punonjësve të aeroportit, ndërsa një vajzë ka humbur ndjenjat për shkak të pritjes për orë të tëra. 

Ditën e sotme, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka anuluar disa fluturime, ndërsa shumë të tjerë kanë patur vonesa.

Në faqen zyrtaret të TIA –s, njoftohet anulimin i të paktën pesë fluturimeve. Konkretisht është anuluar udhëtimi Tiranë – Beograd, i planifikuar në orën 04:14, fluturimi drejt Fiumicinos, drejt Malpensës, Bolonjës e Venecias.

Ndërkohë, të paktën tre fluturime të tjera janë vonuar.

aeroporti-e

Anulime dhe vonesa të fluturimeve ka patur edhe në ato drejt Tiranës, konkretisht si më poshtë:

mberritjet

https://www.youtube.com//embed/2k12rm4DjNk

//tvklan.al