Anulohen dy HEC-e në lumin Urakë – TV KLAN

Anulohen dy HEC-e në lumin Urakë

Balluku: Bie ndesh me interesin e banorëve

Qeveria ka nisur procedurat për prishjen e kontratave për ndërtimin e dy HEC-eve të parashikuara në lumin Urakë, në Kurbnesh. Vendimi i bërë publik nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, erdhi pas shqetësimit të ngritur nga banorët e zonës në platformën e bashkëqeverisjes.

“Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve. Ne e nxisim zhvillimin e ekonomisë, i mbështesim investitorët, por asnjëherë kur këto investime bien në kundërshtim me kërkesat, apo me të mirën e komunitetit”.

Qeveria vendosi rishikimin e të gjitha kontratave të HEC-eve pas problemeve që lidheshin me përmbushjen e afateve kontraktuale për realizimin e investimit. Pas skanimit të të gjitha kontratave priten ndryshime në ligjin për dhënien e koncesioneve në fushën e hidroenergjisë, duke vendosur kritere mjedisore më të forta, në mënyrë që të ndalet miratimi i kontratave në afërsi të zonave të mbrojtura.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*