Më 1 Shkurt, Al-Nassr miqësore me Inter Miami në Arabi

Klubi i Al-Nassr anuloi dy ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur në Kinë, në qytetin Shenzhen me dy ekipe vendase.

Sauditët njoftuan se dy sfidat e planifikuara për në 24 dhe 28 Janar nuk do të mbahen, edhe pse të gjitha biletat ishin shitur.

Tifozët kinezë donin të shihnin Cristiano Ronaldon në stadium, por klubi saudit njofton se kapiteni i tyre ka pësuar një dëmtim. Klubi madje ka postuar pamje nga një seancë stërvitore në palestër ku mungon Cristiano Ronaldo. Ylli portugez është parë vetëm në pishinë.

Por ajo çka besohet se ka ndodhur vertetë është se Ronaldo nuk ka dashur të luajë për të qenë në formën më të mirë pasi më 1 Shkurt, do të luhet një ndeshje e madhe.

Në fakt nuk ka një trofe në mes, dhe as bëhet fjalë për ekipe më emër, por në fushën e lojës do të jenë përballë njëri-tjetrit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Messi dhe Ronaldo janë përballur me njëri tjetrin 36 herë. Messi ka regjistruar 16 fitore ndërsa Ronaldo 10, nëntë janë barazimet. Në këto ndeshje Messi ka shënuar 21 gola dhe 12 asist ndërsa Ronaldo 20 gola dhe një asist.

Takimi është parashikuar të transmetohet live në shumë vende të ndryshme të botës dhe në mënyrë të pashmangshme do të ndiqet nga miliona shikues, madje në disa platforma do të jetë pa pagesë për publikun.

Tv Klan