Zgjedhjet presidenciale në Austri janë të parregullta dhe do të përsëriten. Me një vendim surprizë, Gjykata Kushtetuese austriake njoftoi anulimin e rezultatit të 22 majit, pasi konstatoi një sërë parregullsish në numërimin e votave.

Sipas gjykatës austriake, numërimi i të ashtuquajturave vota postare u zhvillua në mënyrë të paligjshme. Mijëra vota u hapën përpara kohe dhe një pjesë e mirë e tyre u numëruan nga njerëz të paautorizuar.

Ankimimi në gjykatë u dërgua nga Partia për Pavarësi, e ekstremit të djathtë, dhe kandidati Norbert Hofer, i cili u mund me një rezultat të ngushtë prej rreth 30 mijë votash nga rivali i tij nga Partia e Gjelbër, Alexander Van der Bellen.

Vendimi i drejtësisë austriake bën nul fitoren e kandidatit Van der Bellen dhe u hap rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në vjeshtë. Nëse do të shpallej fitues, Norbert Hofer do të ishte lideri i parë nga e djathta ekstreme në një vend të Bashkimit Europian. /TV KLAN