Valencia nuk do të presë garën e fundit të MotoGP të sezonit, për shkak të përmbytjeve të rënda në lindje të Spanjës. Gara ishte përcaktuar të mbahej më 17 nëntor dhe organizatorët njoftuan se një pistë e re do të “konfirmohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Shumë pilotë të MotoGP kishin kërkuar që eventi të anulohej nga Valencia pas përmbytjeve vdekjeprurëse, të cilat shkaktuan mbi 205 viktima. Përmbytjet shkatërruan qytete, shembën ura dhe i bënë makinat pirg, ndërsa nga autoritetet kjo është katastrofa më e madhe e dekadave të fundit.

Në njoftimin për shtyp, organizatorët shpjeguan arsyet e shtyrjes.

“Pasi e peshuam me kujdes potencialin e impaktit pozitiv të shtyrjes së garës së Moto Gp në Valencia kundrejt faktit që asnjë resurs të mos të devijohet nga objektivi për të ndihmuar nisur nga mbajtja e eventit, organizatorët dhe autoritetet lokale janë detyruar që të anulojnë Çmimin e Madh të Valencias 2024”.

Gara e parafundit e sezonit do të mbahet në Malajzi, ndërsa renditjen e përgjithshme të pilotëve e kryeson Jorge Martin, përpara italianit Francesco Bagnaia, që fitoi në 2023 kampionatin në Valencia. Të dy pilotët kanë qenë pro anulimit të garës. Ngjarje të tjera sportive, përfshirë sfida e La Liga, Valencia-Real janë shtyrë.

Klan News