Mund të mbahet në fund të Qershorit

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të zhvillohet në Maj, ashtu siç ishte planifikuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në këtë kohë të krizës globale shëndetësore, mendimet tona shkojnë për viktimat e COVID-19 dhe ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë duke luftuar sëmundjen”, thuhet në deklaratën e organizatorëve të cilët dhanë disa opsione përfshirë shtyrjen e eventit deri në fund të Qershorit.

Festivali i Filmit, një nga më të mëdhenjtë në botë, do të zhvillohej nga data 12 deri 23 Maj. Lajmet pasojnë javë të tëra spekulime nëse festivali, i cili tërheq mijëra kineastë, personazhe të famshëm dhe drejtues në qytetin francez do të jetë në gjendje të shkojë përpara.

Festivali është ngjarja e fundit në industrinë e argëtimit që u shty ose anulua, përfshirë publikimin e filmave me buxhet të madh si “No Time to Die” dhe “Mulan” si dhe festivalet muzikore ‘Glastonbury’ dhe ‘Coachella’ dhe mbyllja e teatrove në London Broadway.

Tv Klan