Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në Prefekturën e Shkodrës anuloi lejen e dhënë në muajin Dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura. Një ditë më parë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë vizitës në Peshkopi në cilësinë e të deleguarës së Partisë Socialiste për Qarkun Dibër, u premtoi banorëve anulimin e kontratës koncensionare të këtij burimi.

Qendra e ujërave termale frekuentohet çdo vit nga pothuajse 10 mijë vizitorë dhe prej vitesh përbën një burim të madh të ardhurash për ekonominë jo vetëm të qytetit të Peshkopisë, por edhe të gjithë qarkut të Dibrës./

abcnews.al