Spektakli madhështor i fishekzjarrëve mbi brigjet e lumit Tamiz në Londër nuk do të zhvillohet as këtë fundvit në vigjiljen e Vitit të Ri.

Ky është viti i dytë që kjo ngjarje anulohet për shkak të problemeve të pandemisë. Megjithatë, ka ende plane për të zhvilluar një festë në Sheshin Trafalgar. Eventet që përfshijnë grumbullime të mëdha janë lejuar gjatë verës, por organizatorët janë më të kujdesshëm ndaj situatës së Covid-19 ndërsa dimri po afron.

Vitin e shkuar, vala e dytë e pandemisë në Britani i detyroi njerëzit të qëndronin brenda në shtëpi dhe të anulonin planet e tyre për festat e vitit 2021./tvklan.al