Sekretari i

Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt tha se Presidenti amerikan, Donald

Trump, nuk ka treguar respekt ndaj Kryeministres dhe Britanisë së Madhe.

Komentet vijnë pasi Presidenti Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA, Kim

Darroch si një njeri “shumë budalla”.

Presidenti

kritikoi edhe Kryeministren në largim, Theresa May, duke thënë se ajo kishte

injoruar këshillën e tij për Brexit-in.

Ndërkohë, është

anuluar një takim i planifikuar i Sekretarit britanik të Tregtisë

ndërkombëtare, Liam Fox me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross në

SHBA.

E gjithë kjo

përplasje mes zyrtarëve amerikanë dhe britanikë vjen pasi të dielën u publikuan

dokumente të fshehta, në të cilat ambasadori britanik në SHBA e quante

administratën e Trumpit të “paaftë”.

Ndërkohë qeveria

britanike ka nisur një hetim për rastin. Megjithatë, qeveria britanike deklaroi

se e mbështet ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, dhe nuk dha shenja se

do ta zëvendësojë atë. /REL