Anulohet tuneli i Kardhiqit

Anulohet tuneli i Kardhiqit

15:44 13/09/2019

Balluku: Kemi të tjera prioritete

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka pranuar se projekti për ndërtimin e tunelit në aksin kombëtar Kardhiq-Delvinë është anuluar, ndërsa fondi me vlerë 2.33 miliardë lekë për këtë projekt do të shkojë për financimin e punëve të tjera publike. Ministrja tha se projekti është shtyrë për shkak të prioriteteve të tjera që ka Autoriteti Rrugor, të cilat janë më emergjente, duke marrë si shembull ndërtimin e urave.

“Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent. Ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja, kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”.

Tenderi për ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, i njohur teknikisht si loti 7, u zhvillua në muajin Qershor të këtij viti. Aty morën pjesë 6 kompani, ku 5 firma që paraqitën ofertën më të ulët u skualifikuan dhe fitoi kompania që ofroi vlerën më të lartë për të realizuar punimet.

Pas një ankimimi të bërë në Komisionin e Prokurimit Publik, kompania që ofroi shumën më të ulët, 550 milionë lekë, apo 4 milionë euro më pak se fondi limit, fitoi të drejtën. Komisioni urdhëroi ARRSH-në që të zbatojë këtë vendim në muajin Gusht, por në 3 Shtator, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vendosi të anulojë projektin.

“Nuk po flasim për rihapje gare, sepse duhet të jemi shumë të kujdesshëm me çfarë themi, po flasim për shtyrje të një procesi”.

Rruga Kardhiq-Delvinë ishte një nga veprat infrastrukturore që morri fondet më të mëdha në buxhetin e vitit 2019, i cili u miratua me shumicën e votave të mazhorancës.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT