Aktiviteti i rëndësishëm i tenisit nuk do të mbahet këtë vit

Turneu i famshëm i tenisit që mbahet në Wimbledon nuk do të zhvillohet këtë vit. Organizatorët vendosën ta anulojnë për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore. Një nga 4 aktivitetet më të rëndësishëm të tenisit botëror

ishte parashikuar të zhvillohej nga 29 Qershori deri më 12 korrik, por përhapja e koronavirusit nuk e lejon mbajtjen e tij. Nga ky vendim humbjet shkojnë në 200 milionë Paund, por siguria e sportistëve dhe tifozëve është në vend të parë për organizatorët e Wimbledon.

Bota e sportit është bllokuar nga COVID-19 dhe shumë aktivitete të rëndësishme si Europiani i Futbollit apo Lojërat Olimpike janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

Tv Klan