Anxhela Peristeri do të hapë “Këngën Magjike”

Edicioni i 20-të i festivalit të këngës ‘Kënga Magjike 2018’ do ta hapi siparin me fituesen e një viti më parë, këngëtaren Anxhela Peristeri.

Këngëtarja e cila dallohet për zërin e saj potent ishte më e votuara nga kolegët me këngën e saj “E çmendur” në edicionin e 19-të të “Këngës Magjike”.

Anxhela Peristeri: Përshëndetje të gjithëve. Sot unë do të hap edicionin e “Këngës Magjike”. Jam shumë e lumtur. I uroj të gjithë konkurrentëve shumë fat dhe shumë suksese. Fitoftë më i miri.

Skena madhështore, ndriçimi dhe audio kanë garancinë e emrave me të njohur të gjigantit italian, RAI në këtë mbrëmje premtuese.

Në krah të Ardit Gjebreas do të jenë balerina e famshme Klaudia Pepa dhe moderatorja Bora Zemani./tvklan.al

 

Kategori
KulturëLajme nga EmisionetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*













Emisione