Anxhela Peristeri flet për prejardhjen: Rrënjët e mia janë greke



Anxhela Peristeri flet për prejardhjen: Rrënjët e mia janë greke

11:06 13/04/2021

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar Anxhela Perister së fundmi ka dhënë një intervistë për median greke “ERT 1”, ku ka rrëfyer se rrënjët e saj janë greke dhe stërgjyshi i saj ka qenë grek.

“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin  pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, më mbështetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqtë më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, është shprehur këngëtarja. /tvklan.al







Të ngjashme