Anxhela Peristeri: Në jetë, të gjithë kemi flirtuar



Anxhela Peristeri: Në jetë, të gjithë kemi flirtuar

21:42 02/07/2020

Anxhela Peristeri sapo ka publikuar këngën e saj të fundit “Dashni”, një projekt muzikor veror.

Këngëtarja e dashur e publikut thotë se kjo këngë i përfaqëson të gjithë, pasi të gjithë në një moment të jetës kanë flirtuar me dikë.

Rudina: Përgëzime për këngën dhe klipin Anxhela. Të përfaqëson ty vetë personalisht?

Anxhela Peristeri:  Kjo është një këngë që besoj i përfaqëson të gjithë, sepse të gjithë në një moment të jetës sonë kemi flirtuar, dhe flet pikërisht për flirtim. Është një këngë, vidieoklipi i së cilës u trajtua ‘funny’, sepse ndodh gjithmonë që shef një çun dhe obobo, të rreh zemra dhe rregullohesh, bie, sepse unë kam rënë dy herë në klip.

Rudina: Kishte humor në fakt…

Anxhela Peristeri:  Po, është edhe Aureli si shoku im i daljeve të përhershme. Bënte rolin që ka në jetë, shoku im. Jam kënaqur shumë me këtë këngë. Unë zakonisht i këndoj dhimbjes, dashurisë dhe vuajtjeve. Kështu që u kënaqa me këtë këngën.

Rudina: Këngë fiks për sezonin e verës, përshtatet shumë…

Anxhela Peristeri:  Nuk e di sa do flirtojnë këtë vit njerëzit me korona virusin po…

Rudina: Epo në mos flirtofshin direkt, do të flirtojnë online siç edhe ka nisur gjatë pandemisë. Pati edhe rrëfime të tilla për flirtimin. /tvklan.al




Të ngjashme