Anxhela Peristeri prezanton këngën e re, zbulon prapaskenat e klipit

Anxhela Peristeri prezanton këngën e re, zbulon prapaskenat e klipit

Autori: Deshira

19:48 10/09/2019

Ajo është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar, me një zë të bukur dhe gjithmonë e buzëqeshur në skenë. Bëhet fjalë për këngëtaren Anxhela Peristeri. Ajo gjithnjë ka ditur të sjellë hite dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën “Shpirti i bukur” një bashkëpunim me këngëtarin Stine. Në këtë videoklip këngëtarja shfaqet me një fustan nusërie, tepër modern dhe sensual si kurrë më parë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Peristeri tregoi detaje rreth këngës dhe realizimit të klipit.

“Është një këngë e Stines dhe kur ishim duke e punuar ai këndoi disa fragmente në fund dhe mua më pëlqeu shumë ideja dhe zgjodha të jetë i ftuar në videoklip. Fabula e këngës është që njeriu dashurohet me shpirtin dhe jo gjithmonë me bukurinë e jashtme, prandaj edhe videoklipi është realizuar në mënyrë të tillë që unë isha duke u martuar me dikë tjetër dhe në fund shkova tek Stine. Unë dhe Stine kishim një koncert bashkë dhe u takuam në studio për koncertin, aty dëgjova disa këngë dhe nga ata që dëgjova më pëlqeu kjo. Është një këngë që është bërë brenda një jave. Ishte një këngë që nuk ishte në planet e mia dhe thash ta nxjerr sepse kam projekte të tjera për dimrin. Xhirimet e klipit janë bërë shumë shpejt, një orë xhirim është realizuar sepse dielli po ikte dhe duhej të mbaronim”, tha Peristeri./tvklan.al  

LAJMET
Të ngjashme

Autori: Deshira

19:48 10/09/2019
UKT