Pasditen e kësaj të enjteje në programin “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri. Ajo njihet për replikën që bën me komentuesit e saj pak çdo fotoje e videoje të publikuar. Këtë gjë bëri edhe sot.

Në studio u tregua një video e Anxhela Peristerit gjatë një koncerti në Vlorë. Pas kësaj këngëtarja u komentua shumë për peshën e saj, madje kishte edhe nga ata që ngritën “alarmin” se ajo mund të ishte shtatzënë.

Këtë Anxhela Peristeri e komentoi prerë. “Nuk është hera e parë që unë dyshohem për shtatzëni”, tha këngëtarja, duke dhënë më pas dhe shpjegimin epik për barkun e “rrumbullakosur”. “Isha përpara ciklit menstrual”, shtoi ajo.

“Jo nuk ka shtatzëni. Nuk është hera e parë që unë dyshohem për shtatzëni, ndodh çdo vit. Kështu që nuk është ndonjë lajm i çuditshëm. Kjo është një video përpara…, siç sëmuremi ne femrat një herë në muaj, se s’po dija si ta thoja. Isha përpara ciklit menstrual dhe sigurisht, trupi im të paktën fryhet shumë, dhe qëndrimi në skenë në fakt nuk është gjithmonë i drejtë, lëshohet pak. Megjithatë le të komentojnë që është shëndoshur, është shtatzënë, sepse janë gjëra që ne jemi mësuar tashmë.

Mua nuk më pëlqen në shumë raste ligësia që kanë ndonjëherë njerëzit. Mënyra se si flasin, bullizmi, mua nuk më prek shumë, por ka njerëz që i prek dhe arrijnë ndonjëherë edhe të bëjnë gjëra që nuk duhen bërë për shkak të bullizmit, prandaj kthehem ndonjëherë dhe mundohem që të replikoj me komentuesit. Por, unë jam shumë e lumtur sepse kam 2 muaj që bëj “personal-training” tashmë, edhe ua rekomandoj të gjithëve që të bëjnë palestër. Mua më ka ndryshuar jetën në mendje në radhë të parë, jo më shumë në kile dhe nëse ngrihem tani e tregoj barkun nuk është ashtu. Por, në fund të muajit është ashtu”, tha Anxhela Peristeri./tvklan.al