Lajm i mirë për fronistët, dy vajza të reja pjesë e Love Story

Love Story këtë vit ka nisur me një surprizë. Dy vajza të reja kanë ardhur në emision për të gjetur dashurinë e tyre.

Ato janë Anxhelina dhe Klaudja. Anxhelina është doktoreshë mami, ndërsa Klaudja është kuzhiniere dhe ka një biznes të sajin privat.

Por detajet për vajzat do të merren vesh në ditët në vijim, ku do të ketë surpriza të reja këtë vit në “Love Story”.

Bleona dhe Roberti infektohen me Omicron, mungojnë në spektaklin e sotëm në Love Story

Bleona dhe Robert Aliaj nuk do të jenë pjesë e spektaklit të sotëm në Love Story. Bleona ka mbetur në Amerikë, ndërsa Roberti në Belgjikë për shkak të Covid.

Dy opinionistët janë infektuar me Covid me variantin Omicron por nuk kanë simptoma shqetësuese. Edhe pse nuk janë sot në spektakël, ata kanë dërguar nga një videomesazh.

Bleona: Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër.

Robert Aliaj: Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covidqë më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit.

Alketa Vejsiu: Të uroj shërim të shpejt, më duhet të them që je një e keqe e domosdoshme.

Dy takime në një, Dea dhe Daniela sjellin risi në “Love Story”

Dy fronistet, Dea dhe Daniela, kanë zgjedhur që takimet e tyre me Andin dhe Algertin ti zhvillojnë bashkë në një ambient, ku kanë bërë dhe një sfidë… garë me makina në kartodrom. Në fund fituese dolën vajzat, por dy djemtë thanë se i janë vetë.

Pas garës me makina sfida e radhës ishte tenisi, por këtë herë nuk kanë vendosur se kush ishin fituesit e kush humbësit.

Dea pas sfidës ka marrë në ‘pyetje’ Algertin, ku ai ka rrëfyer detaje nga jeta e tij dhe ka treguar për lidhjet e shkuara.

Unë mendoj se kam herë një herë në dashuri. Jam shumë i kujdeshëm dhe shumë i çmendur. Zgjati 8-9 muaj dhe u ndamë se unë isha shumë i kujdesshëm për të dhe mendoja se njerëzit e tjerë mund të bënin gabime. Kur mori fund ka ardhur disa herë pas meje, por unë i kam thënë se mori fund”, tregoi konkurrenti.

Pas rrëfimit të Algertit, i erdhi radhë sqarimit mes Andin dhe Danielës të cilët kanë pasur disa përplasje me njëri-tjetrin gjatë emisioneve.

Andi: Është e vërtetë që kemi bërë shumë debate, por nuk i trembem asnjëherë pasi dashuritë e mëdha lindin nga debatet dhe bëhen më të forta.

Daniela: Ashtu mendon? Mendon se po fillon një dashuri?

Andi: A mendon se nuk do jem një nga ata që ti do thuash ndoshta kam qenë gabim që kam bërë ato puthjet.

Daniela: Unë nuk pendohem për asgjë që kam bërë, aq më pak kundrejt Vilianit. Nuk pendohem aspak. Ti po më kërkon mua që unë të mos dal me të tjerë,  të mos bëj diçka më çunat e tjerë dhe më do vetëm për vete.

Andi: Mua më pëlqen kur del me meshkuj të tjerë dhe unë aty e kuptoj nëse je për mua apo jo.  

Për të fituar takimin e radhës Daniela e vendosi në sfidë Andin, duke i kërkuar atij që të bënte disa ushtrime fizike për të. Në fund dy çiftet u bënë bashkë sërish dhe i kanë ‘rrëmbyer’ disa përgjigje njëri-tjetrit.

“Emisioni po kthehet në karagjoz”, Jerina Lalaj kundër Kristit: Nëse doni të silleni si fëmijë na thoni që…

Pas takimit katërsh mes Danielës, Deas, Algertit dhe Andit ka plasur debati dhe kaosi në studion e Love Story.

Dy fronistët, Kristi dhe Andi kanë ndërhyrë duke komentuar takimin, por kjo situatë nuk është pranuar nga opinionistja Jerina Lalaj e cila ka thënë se gjithçka po kthehej në karagjoze.

Ajo i është drejtuar Kristit, duke i thënë se komentet e tij janë të tepërta dhe nuk është i ftuar që të japë mendime për takimet e të tjerëve.

Jerina Lalaj: Përpara se ky emsion të kthehet në karagjoz. Nëse doni ta ktheni në karagjoz, Kristi po të drejtohem ty. Nëse do ta kthesh në karagjoz, në njoftoni dhe të ikim ne që nuk duam. Unë besoj se jemi në një emision të rriturish, nëse doni të silleni si fëmijë na thoni në të rriturve që të ikim. E ndjej veten të tepërt.

Kristi kur të japësh opinione, ke kohë mjaftueshëm që të japësh opinione pas kuintave. Për të dhënë opinione për veten tënde dhe daljet e tua je i mirëpritur, për të tjerët jo. E dyta dhe po flas unë, kur flas unë ndalojnë të tjerët.

Romantike! Xhoni dhe Selma i dedikojnë këngë njëri-tjetrit

Pas disa takimesh me Anxhin në “Love Story”, në fillim të vitit 2022 Xhoni ka zgjedhur Selmën për një takim të dytë pas disa javësh mungesë.

Të dy kanë treguar se ata pëlqejnë njëri-tjetrin, por ende nuk janë të sigurtë në marrëdhënien e tyre.

Selma: Të kam munguar këto kohë?

Xhoni: Më ka munguar të flisja me ty.

Selma: Pse je kaq i frustruar me mua?

Xhoni: Më dukesh njeri me naze.

Selma: Unë kam nevojë për siguri.

Xhoni: Pret siguri nga mua pa dhënë siguri?

Selma: Është çështje kohe, në fillim duhet të jepesh pak ti meqë je natyrë më e dashuar… E pyet veten pse Selma u distancua nga unë? Ti acarohesh edhe kur unë mund të ngre zërin në studio, të mërzis…

Takimi i tyre është mbyllur me dedikime këngësh për njëri-tjetrin.

Takimi i shumëpritur Kristi-Kleona, planet për të ardhmen dhe premtimi për…

Kristi për këtë javë ka zgjedhur që të dalë në takim me Kloenën, zgjedhje e cila është komentuar gjatë. Që në fillim fronisti ka komentuar pëlqimin që Kleona ka shprehur për të dhe ai tha se mund të ishte dhe fals, por konkurrentja u shpreh se mund të jetë dashuri me shikim të parë.

Kjo situatë është shoqëruar me humor pasi Kristi e ka quajtur mashtruese dhe i kujtoi se dhe në takimin me Xhonin ka pasur intimitet dhe nuk është e sinqertë me djemtë.

Kleona: Unë për shembull jam shumë kurioze nëse ti do dalësh me një vajzë nga Love Story? Si e mendon jetën tënde pas Love Story, do rrish në Tiranë…

Kristi: Unë Tiranën e kam qejf ta kem si bazë të dytë, të kem dhe një jetë këtu.

Kleona: Një grua këtu një grua andej…

Kristi: Jo, jo.

**

Kleona: Ti e di që unë e kam shumë qejf…

Kristi: Unë dua të thuash që Xhonin nuk e shikoj fare.

Kleona: Kristin e shikoj me shumë dashuri.

Kristi: Domethënë, Xhonin nuk e qejf fare.

Kleona: Jo nuk e thash këtë, them që ty të kam shumë qejf.  

Kristi troket gotën me Kleonën: Hajde, kam qejf të dehem sot.

Kleona: Ku do rrimë pastaj ne?

Kristi: Në hotel.

Kleona: Çfarë është gjëja që ti do të arrish në jetë?

Kristi: Dua që të kem një stabilitet, të kem një jetë publike., te respektohem për imazhin, për atë që flet.

Kleona: Ku do ta arrish këtu apo në Belgjikë.

Kristi: Nuk ka rëndësi se ku, do ta tentoj dhe në Belgjikë.

Pas kësaj bisede ata shkojnë në restorant, por një telefonatë që i ka ardhur Kleonës ka zgjuar kuriozitetin e Kristin se kush ishte telefonuesi. Edhe pse tentoi disa herë për të ‘vjedhur’ detaje por nuk ia arriti qëllimit.

Kristi: Shumë poshtër je.

Kleona: Të kam ngjarë ty.

Kristi: Nuk arrin dot tek niveli im.

Kleona: Po normal se ti je i paarritshëm, i pakapshëm, i pakrahasueshëm.

Pas bisedave mes ironi mes njëri-tjetrit, ata zgjedhin që të shijojnë ushqimin dhe premtojnë se mund të ketë një takim të radhës.

Xhoni nuk heq dorë nga Anxhi, Kristi zgjedh në takim vajzën e re

Këtë javë takimet e katër fronistëve do të kenë shumë surpriza. Xhoni pas një debati me Kristin, i cili donte t’i merrte Anxhin në takim, ka arritur që të bind konkurrentet që ajo të dilte me të.

Ndërkohë Kristi, duke qenë se Anxhi nuk pranoi të dilte në takim me të zgjodhi vajzën e re që hyri sot në emision, Klaudian.

Ndërkohë Daniela këtë javë do të dalë në takim me Ermirin, ndërsa Dea rikthehet tek Albioni.

Kristi: Ishte një nga vajzat e reja që më tërhoqi vëmendjen, po ta jap ty trëndafilin, Klaudia.

Daniela: Sinqerisht ka qenë një rrugëtim super i vështirë, ndoshta kam bërë dhe zgjedhje të gabuara dhe të bukura. Kam vënë re që është dikush që ka shprehur pëlqim në botën e tij të fshehtë. Dua ti bie sot me një kërkesë për takim dhe ky trëndafil shkon për Ermirin.

Dea: Jam shumë e pavendosur. Djalin që do ftoj në takim këtë javë më ka mërzitur pak pasi ka thënë që është i zhgënjyer me mua, Albionin./tvklan.al