Një apartament është përfshirë nga flakët në Fier. Ngjarja është regjistruar në katin e shtatë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Mirëpo rruga e ngushtë pranë pallatit ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre.
Gazetarja Anila Sefa ka mësuar se pronarët e shtëpisë kishin 30 minuta që ishin larguar nga banesa. Më pas ka ndodhur e gjithë ngjarja./tvklan.al