Kjo banesë 3-katëshe në zonën e Shkallnurit të Durrësit është shkatërruar plotësisht.

Familja Hersi po jeton në qiell të hapur prej dy ditësh. Gjysma e shtëpisë u shemb mëngjesin e 26 Nëntorit kur ra dhe tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter.

Ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë u rrëzua të nesërmen nga pasgoditjet e tërmetit të së martës. Pesë anëtarët e kësaj familje po qëndrojnë aktualisht në makinë dhe nuk kanë një vend ku të strehohen.

Familja Hersi bën apel që autoritetet të veprojnë dhe të marrin masa për t’i strehuar, si dhe presin të kontaktohen prej tyre në numrin +355 69 374 6395. Banesa e tyre 3-katëshe është rrënuar tërësisht dhe totalisht e pabanueshme. /tvklan.al