Rrëzohet edhe kërkesa e ish-ministrit Lefter Koka
Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi një masë të dytë sigurie “Arrest në burg” për ish-deputetin socialist Alqi Bllako për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në procedurat e konçensionit të Elbasanit. Masa ishte kërkuar nga SPAK, e cila përmbylli hetimet për këtë dosje dhe u refuzua në fillim të muajit Nëntor nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke detyruar prokurorinë t’i drejtohej Apelit.
Ish-deputetit do t’i komunikohet masa e dytë në ambientet e paraburgimit, aty ku ndodhet që prej 9 Nëntorit. Ndërkohë këtë të enjte, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për të ndryshuar një nga masat e sigurisë.
Bashkë me Kokën, ata janë vënë nën akuzë se kanë favorizuar kompanitë koncensionare në dy inceneratorë, atë të Fierit dhe Elbasanit, për këtë të fundit SPAK mori nën hetim edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.
Nga hetimet e SPAK rezultoi se zyrtarët e lartë, por edhe anëtarët e dhënies së koncensioneve kishin përfituar udhëtime dhe pasuri të tjera në formë ryshfeti nga Klodian Zoto, një prej aksionerëve të kampanive që fituan të drejtën e punimeve.
Tv Klan