Etleda Çiftja mori pafajësi në shkallë të parë, SPAK kërkon dënim me shërbim provë

Për gjyqtaren e vettingut Etleda Çiftaj nis sërish procesi gjyqësorë në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Togat e zeza të Apelit të kryesuar nga Milian Muça, Ingerat Hysin dhe Daniela Shirka anëtare kanë vendosur që të riçelin shqyrtimin gjyqësor për Komisoneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme.

 Në ankim organi i akuzës pretendonte se nga shkalla e parë e cila i dha pafajësinë Etleda Çiftes nuk ka shqyrtuar në tërësi të gjitha provat e paraqitura nga ana e organit të akuzës. Në seancën e radhës do të paraqiten palët për të dhënë argumentet e tyre.

Prokuroria e Posaçme gjatë konkluzonieve të saj kërkoi që  anëtarja e KPK të dënohet më 1 vit e 6 muaj heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar asaj i ulet 1/3 dhe përfundimisht u dënua me 1 vit heqje lirie.

Prokuroria theksoi se duke qenë se Etleda Çiftja nuk ishte e dënuar më parë dhe se është nënë e dy fëmijëve, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të kalojë në 2 vite shërbim prove.  Ndërsa në vendimin e arsyetuar,  gjykata e shkallë së parë theksoi se nuk kemi të bëjmë me vepër penale, por me kundravajte administrative. 

Komisioni i Pavarur i kualifikimit nuk ka marrë ende një vendim për pezullimin nga detyra të Çiftjas. Në bazë të ligjit KPK duhet të ishte mbledhur dhe të bëjë pezullimin e Çiftes nga ushtrimi i detyrës deri sa të këtë një vendim të formës së prerë.

Klan News