Mbrëmja e sotme në “Opinion” i është dedikuar mbledhjes së ndihmave në ushqime në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”, për të gjitha familjet në nevojë, të cilat situata e koronavirusit i ka gjunjëzuar edhe më tepër.

Një rast tepër i rëndë është ai i Sadete Karabollit nga Durrësi, 77-vjeçare me dy vajza të sëmura e cila kërkon ndihmë.

Nuk vjen njeri, janë ditë të vështira,  kërkoj ndihmë me një asistente me pagesë që të më ndihmojë, se nuk jam në gjendje…, tregon ajo duke qarë.

“Prisha dy pantallona dhe bëra një  maskë, skam maska… po e ruaj veten se jam e vjetër dhe kam frikë mos më ze, të mbaj shpirtin gjallë për gocat. Kam tre ditë që ha përshesh me fasule edhe unë edhe gocat… skam me çfarë të ushqehem. Trembem kur vjen pronari po si pata lekët, më thotë dua qiranë ose merr plaçkat e ik. Aq më tepër që është sëmundja nëpër këmbë, do vdesim nëpër rrugë”.

Pas publikimit të rastit në “Opinion”, janë ofruar disa persona për ta ndihmuar këtë familje që ka kaq shumë nevojë. /tvklan.al