“Do ta bëj fushatën nga burgu”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Ervin Salianji, pasi mori vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Shkalla e Parë, në lidhje me dosjen “Babale”.

“Betejën do ta vijoj, me të gjitha format. Do të ndjekim të gjithë procedurat e tjera gjyqësore. Kjo është një vendimmarrje që në gjykatat shqiptare nuk ka asnjë gjasë që të ndryshohet. Fatmir Xhafa është njeriu që përdoret nga Edi Rama kundër përfaqësuesve ndërkombëtar e do që të kapë SPAK, apo ishujt e pakapur ende prej tij në gjyqësor. Kjo ishte vendimmarrja. Procedura nuk varet nga unë. Unë do të jem në dispozicion, do të jem këtu. Kam pasur për të zhvilluar një takim në Bruksel, do t’i anuloj të gjitha”.

“Unë do të jem në dispozicion dhe do të vete do ta bëj me qejf ku të duan këta. Do të jem në dispozicion të bandave dhe nuk kanë çfarë më bëjnë asnjë gjë. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve, bëhet për shkak të problematikave që këta kanë pa diskutim të mëdha nëpër zona, që unë do t’ua zbuloj. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëhej nga burgu”, tha Ervin Salianji.

Kujtojmë se deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti (për të cilin Apeli la gjithashtu në fuqi vendimin e Shkallës së Parë), Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin./tvklan.al