Kishte kërkuar lirim të menjëhershëm për dënimin sipas tij politik

Shpresat e liderit opozitar rus, Alexei Navalny për lirim të shpejtë, u rrëzuan nga Gjykata e Apelit e cila refuzoi kërkesën e tij. Kritiku i  presidentit rus, Vladimir Putin u dërgua në burg për 30 ditë me 18 Janar, pasi u kthye nga Gjermania ku ishte trajtuar për helmim me agjent nervor, Noviçok.

Gjykata e ndaloi për shkelje të dënimit me kusht, gjë të cilin ai e mohon. Për shkak të rasteve ligjore kundër tij. 44-vjeçari mund të përballet me burgim të plotë. Ndërkohë që mijëra protestues dolën në rrugët e vendit në mbështetje të tij. Navalny iu drejtua gjyqtarit të procedurës me një videolink nga burgu, ai kërkoi të lirohet dhe i hodhi poshtë të gjitha supozime absurde të autoriteteve ruse, të duke i cilesuar ato me prapavije politike.

“Ne nuk do të lejojmë kurrë që këta njerëz të konfiskojnë dhe vjedhin shtetin tonë. Po, forca e madhe është në anën tuaj tani. Mund të më lidhni duart tani. Megjithatë ne nuk do të lejojmë të vazhdojë kjo gjë”.

Mbështetësit e Navalny-t kanë bërë thirrje për protesta këtë fundjavë, për të kërkuar lirimin e tij, por autoritetet kanë deklaruar se protestat janë joligjore dhe do të ndalohen me forcë./tvklan.al