Apeli i dy sportistëve, Rama: Do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes

Apeli i dy sportistëve, Rama: Do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes

00:36 25/10/2019

Dy sportistët Briken Çalja dhe Izmir Smajlaj do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama.

Çalja dhe Smajlaj, kampionë në fushat përkatëse, i kanë drejtuar një apel Kryeministrit, që është transmetuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Briken Çalja kërkon shpërblimet e fitores, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, për të cilat Rama dha këtë sqarim: “Për rastin e Brikenit ka një kuadër shumë të qartë ligjor dhe rregullator. Që nuk është një kuadër ligjor rregullator që e kemi shpikur ne, por është i Komitetit Olimpik dhe Brikeni e ka marrë shpërblimin, ka marrë një shpërblim. Tani me përfundimin e atyre procedurave që priten për antidopingun nëse del siç besoj do dali pa problem, do të marri dhe shpërblimin tjetër, por shpërblimet jepen për medaljen e artë dhe vendin e parë. Shpërblimi jepet për medaljen që i korrenspondon vendit të parë. Pra kështu është rregulli në të gjithë botën”.

Sa i përket punësimit të dy kampionëve, që sipas VKM-së duhet të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes ose në atë të Brendshme, Kryeministri konfirmoi se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt.

“Përsa i përket punësimit, për të dy është në proces punësimi në Ministrinë e Mbrojtjes. Kështu që të dy do të jenë kontigjent i Ministrisë së Mbrojtjes”. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi