Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë të Julian Meçajt, njeriut të afërt të Plarent Dervishajt, për t’u liruar nga qelia.

Ai akuzohet se është pjesë e grupit që me kërkesë të Dervishajt, organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit, ku mbeti i vrarë shoferi i tyre, Andi Maloku.

Sipas SPAK, Meçaj ka qenë gjithashtu pjesë e planeve për disa atentate të tjerë që s’janë finalizuar ndaj ish-prokurorit, Pëllumb Muharremit dhe të tjerëve.

Plarent Dervishaj dhe Julian Dervishaj u ekstraduan nga Dubai në muajin Korrik.

Tv Klan