Avokati i ish-kryebashkiakët të Bulqizës: Ka probleme shëndetësore, të drejtën do e kërkojmë deri në Strasburg
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla së bashku me 8 ish-zyrtarë të tjerë do të qëndojnë në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e dhëna nga shkalla e parë. Ata akuzohen për abuzim me një tender publik me vlerë rreth 3 milionë euro. Alla kërkoi lirimin nga burgi për shkak të probleme shëndetësore. 10 të dyshuarit pretendojnë se nuk kanë rrezik për prishjen e provave. Pas shpalljes së vendimit nga Apeli i Posaçëm avokati i Lefter Allës, Hysni Demiraj pretendoi se ka shkelje ligjore në masën e dhënë.
SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Bulqizës së bashku me vartësit e tij kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonin kompanitë që drejtohen nga Rasim Daci dhe Dali Gazidede, por punimet janë kryer nga kompania e Aqif Kokoneshës. Ky i fundit pretendon se ka pasur marrëveshje nënkontraktore me dy kompanitë fituese, e cila është firmosur më 17 Maj 2021.
Por, deklarimet e dhëna nga Rasim Daci kanë elementë kontradiktorë, pasi nuk saktëson datën kur ka lidhur marrëveshjen nënkontraktore me Aqif Kokoneshën, kompania e mikut të Lefter Allës që ka kryer punimet. Daci ka deklaruar se marrëveshja është lidhur për shumën e 4 milion lekëve të reja, por më pas në dokumenta është shkruar shuma 36 milion lekë. Ish-kryebashkiaku Lefter Alla është parë duke qëndruar në disa ambiente, me Koneshën ndërsa kanë udhëtuar jashtë vendit.
Klan News