Emisioni “Historia ime” në Tv Klan ka sjelljë ditën e sotme historinë e Elmira Boreti nga rrethina e Shkodrës, nënë e tre fëmijeve, e cila prej 7 vitesh është braktisur nga bashkëshorti dhe e ka lënë me tre femijë.

Gruaja rrëfen se e ka njohur bashkëshortin me shkuesi, madje edhe pse ai ka qenë me epilepsi, ajo nuk e ka ditur.

Elmira ka rrëfyer gjithashtu se martesa ka qenë e vështirë, është dhunuar shpesh herë edhe vjehrra, madje ende nuk është divorcuar. Ajo kërkon ndihmë çfarë i takon me ligj si dhe kërkon nga bashkia ndihmën ekonomike të cilën vazhdon të mos e përfitojë.

Mirela Milori: Si ka qene njohja juaj?

Elmira Boreti: Me mblesëri.

Mirela Milori: Kur vendosët te martoheshit?

Elmira Boreti: Në vitin 2006.

Mirela Milori: Si ka qene raporti me prinderit e burrit?

Elmira Boreti: Në fillim ka qenë e mirë, por më pas filluan mosmarrëveshjet, fjalë fyese edhe nga vjehrra. Ne kishim probleme me njëra-tjetrën dhe burri vetëm dëgjonte.

Mirela Milori: Ju keni jetuar me ata?

Elmira Boreti: Po.

Mirela Milori: Pse kishe konflikte me vjehrrën?

Elmira Boreti: Unë isha prej katundi, më thoshe gjithmonë katunare, ndoshta nuk kam qenë në nivelin që duhej, nuk e di.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi kur ju e moret vesh se ai vuante nga epilepsia?

Elmira Boreti: Unë e kam parë që sëmureshe, por më gënjenin, thoshte është i pirë, binte në tokë, nxirrte shkumbë nga goja, por unë nuk e kuptoja, thoja është i dehur, aty frenoheshe çdo gjë se duhet të rrisja fëmijën. Kur kam lindur fëmijën e dytë kuptova se bashkëshorti vuante nga epilepsia.

Mirela Milori: Ku po jetoni ju tani?

Elmira Boreti: Në shtëpi me prindërit.

Mirela Milori: Po bashkëshorti?

Elmira Boreti: Bashkëshorti rrugëve sepse morëm kredi për të blerë shtëpi, nuk e paguam dot dhe na i mori banka shtëpinë, tani duhet të paguajmë edhe 14 milionë Lekë.

Mirela Milori: A është interesuar për femijet?

Elmira Boreti: Vjen ndonjëherë, por jo shumë. Vjen edhe me disa njerëz, kërkon të bashkohemi, por fëmijët nuk dëgjojnë sepse jemi dhunuar nga ai të gjitha. Na dhunonte kur bëhej i sëmurë. /tvklan.al