Sot Kuvendi voton ndryshimet kushtetuese

Kuvendi pritet të votojë sot ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve në zgjedhje. Në një deklaratë të bërë sot opozita e bashkuar thotë se e dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme.

Sipas opozitës së bashkuar ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga Partia Socialiste dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

“Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për opozitën dhe aq më pak për qytetarët”, thuhet në deklaratën e opozitës.

Tv Klan