Ish-kryeprokurori nën hetim për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë për dërgimin në gjyq të dosjes ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, por ka rivendosur në sekuestro pasuritë e tij.

Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe 4 sipërfaqe toke në kryeqytet.

Ndërsa ka vlerësuar të drejtë kalimin e dosjes në gjykim me akuzën e “Fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, duke lënë të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë.

Kjo është hera e dytë që Llallës i sekustrohen pasuritë nga Gjykata e Posaçme e cila pak kohë më parë i sekuestroi pasurinë në bazë të ligjit anti-mafia me kërkesë të SPAK.

Tv Klan