Apeli i Presidentit kinez: Mos shpërdoroni ushqimin


Apeli i Presidentit kinez: Mos shpërdoroni ushqimin

15:22 13/08/2020

Kina ka rritur përpjekjet për të reduktuar shpërdorimin e ushqimit. Presidenti Xi Jinping ka deklaruar se sasia që shpërdorohet është shokuese.

Fushata “Pjata e pastër” vjen pasi Xi theksoi se Covid-19 ka vënë alarmin mbi shpërdorimin e ushqimit. Xi shtoi se Kina duhet të mbajë një ndjenjë krize rreth sigurisë ushqimore. Ky vendim vjen pas disa javëve kur pjesët e Kinës jugore u përmbytën duke shkatërruar tonë prodhime.

Media shtetërore kineze Global Times deklaroi se kjo masë nuk vjen si pasojë e krizës ushqimore të shkaktuar nga epidemia.

Pas mesazhit të Xi, në Wuhan iu apelua restoranteve që të kufizojnë numrin e pjatave që servirin në darka, duke implementuar një sistem që një grup të porosisë një pjatë më pak se numri i personave që po darkojnë. Pra për një grup prej 10 personash duhet të porosisë 9 pjata.

Por ky sistem do ta ketë të vështirë përshtatjen. Kjo pasi bëhet fjalë për një vend ku është normë porositja e një sasie më të madhe ushqimi seç nevojitet. Në disa vende të Kinës, pjatat bosh shikohen si mikpritje e keqe./tvklan.al




Të ngjashme