Mos i sforconi fëmijët me mësime!

Apel nga ekspertët për familjet në karantinë. Duhen ulur pritshmëritë, mbi veten dhe fëmijët. Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe vështirësitë në organizimin e jetës së përditshme janë në nivel ekstrem, kështu që edhe kur nuk plotësohen me përpikmëri, duhet të çdramatizoni situatën dhe të qeshni bashkë.

Sipas urdhrit të psikologut në Itali, situata është e vështirë dhe nuk është e mundur që të mbulohen rolet në mënyrë të përshtatshme, por duhet të jemi të gjithë fleksibël dhe të bëhemi kreative.

Argument thelbësor që prekin psikologët italianë janë detyrat për fëmijët. Ata bëjnë thirrje që kjo gjë duhet zbutur duke i bërë thirrje autoriteteve dhe mësuesve, që të ulin kërkesat, dhe t’i mbajnë në nivelin minimal.

Kjo, shpjegojnë ata, pasi prindërit nuk janë mësues dhe nuk mund ta marrin kurrsesi rolin e tyre, edhe në kushtet që janë 24 orë më fëmijët. Duhen vlerësuar situatat individuale të familjeve dhe sistemi duhet të marrë në konsideratë anën psikologjike të veçantë të fëmijëve dhe familjeve sot.

Klan Plus