Apeli i qytetarëve e mjekëve: Vaksinohuni për t’u mbrojtur


Apeli i qytetarëve e mjekëve: Vaksinohuni për t’u mbrojtur

20:57 30/07/2021

Gushti do jetë muaji i hapur i vaksinimeve për të gjithë personat mbi 18 vjeç

Teksa infektimet me COVID-19 në vendin tonë ditët e fundit janë rritur, qytetarët kanë rritur interesin për t’u vaksinuar. Në një prej Qendrave Shëndetësore të kryeqytetit, pas imunizimit qytetarët bëjnë apel për vaksinim pavarësisht moshës.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen me vaksinat që ka në dispozicion shteti sepse të gjitha janë të sigurta. Nuk pata asnjë problem, sapo e bëra”.

“Vaksinimi është i domosdoshëm për të gjithë popullatë. Nëse nuk vaksinohemi të gjithë, virusi do të gjejë mënyrën për t’u shtuar”.

Po ashtu edhe mjekët specialistë shprehen se imunizimi u ofron më tepër mbrojtje edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit.

“Si mjeke, si gjithë kolegët e mi, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Vaksina shpëton jetë”.

“Ne mund të jemi infektues edhe pa patur shenja. Vaksinohuni për të ndihmuar veten tuaj dhe të dashurit e zemrës”.

Për t’iu ofruar mundësinë të gjithë qytetarëve të moshave mbi 18 vjeç, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur gjithë Gushtin si muaj të hapur të vaksinimit.

Klan News






Të ngjashme