Irgest Sulejmani është babai i Kataleas një muajshe.

Katalea, lindi me probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe për këtë i duhej një ndërhyrje e menjëhershme. Irgesti tregon që ka trokitur në dyert e të gjitha institucioneve, askush nuk e ka ndihmuar.

Mamaja e Irgestit, gjyshja e Kataleas 1 muajshe, është detyruar të marrë një kredi prej 2000 Euro për të bërë të mundur kurimin e vajzës së vogël jashtë Shqipërisë, por këto nuk i mjaftojnë, pasi gjysmën e shumës së marrë në kredi e ka shpenzuar për udhëtimin drejt Italisë.

Sikur të mos mjaftojë fakti që Irgesti është i verbër, sot ai bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël gjenden në mes të 4 rrugëve të Italisë, pasi spitali i kërkon brenda 7 ditëve detyrimin prej 3000 Euro që duhet të paguajë për kurimin e vajzës.

“Stop” i bën apel të gjithë shqiptarëve të mblidhemi sadopak për ta ndihmuar Katalean e porsalindur./tvklan.al