Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar masat e sigurisë për 19 protestuesit e opozitës të arrestuar pas tubimit të dhunshëm të 16 Shkurtit. Pesë prej tyre, ndër ta dhe Florenc Hoxha ish-kreu i policisë bashkiake në Tiranë, do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Tetë prej protestuesve do vazhdojnë të qëndrojnë me masën në arrrest shtepie, ndërsa për 6 të tjerë është lënë fuqi masa e sigurisë e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.

Ndërsa më herët Gjykata e Fierit ka liruar katër protestuesit e arrestuar 3 ditë më parë në Fier, ku opozita priti me protesta Kryeministrin Edi Rama. Gjykatësja caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje për katër të arrestuarit.  Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak se jashtë gjykatës ishin mbledhur mbeshtetës të opozitës.

Tv Klan