“Në Shkallën e Parë nuk pati një proces të rregullt”

Apeli i Shkodrës ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë çështjen e tjetërsimit të pronave në zonës e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Mes 17 personave të dënuar nga Gjykata e Lezhës në Shtator të vitit 2020 ishte edhe ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj për të cilin u dhanë 4 vite heqje lirie për “Shpërdorim detyre”.

Por sipas Apelit, gjykimi në Shkallën e Parë nga gjyqtari i Lezhës Ilir Përdeda nuk është zhvilluar si një proces i rregullt gjyqësor.

Apeli ka vërejtur se gjyqtari Perdeda, në vendimin e tij ka kryer shkelje procedurale, si mosveçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim.

Po ashtu Apeli thotë se gjatë gjykimit në Shkallën e Parë nuk është pranuar një kërkesë për kryerjen e aktit të ekspertimit.

Tv Klan