Kur mendohej se do të përfundonte saga e kalvarit gjyqësor ndaj Saimir Tahirit, Apeli ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Me vendimin e sotëm, Apeli ka prishur vendimin e Shkallës së Parë dhe ka vendosur që të rihetohet dhe rigjykohet nga e para.

Me këtë vendim, është rrëzuar vendimi i Shkallës së Parë që ka dënuar ish-ministrin Saimir Tahiri me shërbim prove për shpërdorim detyre. Po kështu, edhe akuzat e ngritura nga Prokuroria janë rrëzuar dhe kjo çështje do të duhet të hetohet nga fillimi dhe të gjykohet nga një tjetër trupë gjyqësore.

Vendimi i Shkallës së Parë ishte apeluar nga Saimir Tahiri. Po kështu edhe organi i akuzës e kishte apeluar, dhe kërkonte dënimin me burg për ish-ministrin e Brendshëm. Por, mesa duket vendimi i sotëm i Apelit të Gjykatës së Posaçme ka surprizuar edhe vetë palët e përfshira. /tvklan.al