Pendesa e shfaqur përsëri në Gjykatën e Apelit të Tiranës nuk i ka dhënë lirinë Anjeza Shabanit. Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e arrestit me burg vendosur nga Shkalla e Parë në 23 Qershor.

32-vjeçarja akuzohet për rrahjen barabre të një 3-vjecari në kopshtin “Diren” të cilin e administronte. Shabani u shpreh përpara Gjykatës se ishte penduar për veprimin e saj, por sqaroi se asaj i ishte ngritur kurth, pasi edukatorja që kishte punësuar mbante gjithmonë qëndrim neutral.

Para Gjykatës tha se ishte penduar për atë që kishte bërë që në atë moment. Sipas saj video e shfaqur në emisionin “Stop” në Tv Klan është e montuar dhe nuk është shfaqur e plotë. Pavarësisht pretendimeve, Gjykata vendosi ta lërë në burg Anjeza Shabanin dhe shpresa e saj e fundit është Gjykata e Lartë. Avokati i saj tha se do të bëjë rekurs për vendimin e dhënë këtë të enjte.

Anjeza Shabani u arrestua në 20 Qershor. Në të shihej qartë që 32-vjeçarja ushtronte dhunë ndaj 3-vjecarit. Zbulimi i rastit shërbeu që edhe dy prindër të tjerë të bënin kallëzim për Shabanin në Prokurori.

Tv Klan