Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe si Ben Çamin.

45 – vjeçari u arrestua në 27 Shkurt, si i përfshirë në trafikun e 574 kilogramëve kanabis drejt Turqisë. Sasia e drogës u bllokua në pikën kufitare të Kapshiticës, e ndarë në 474 pako.

Sëbashku me Ben Çamin u arrestua dhe Eldi Zahiri, shofer i kamionit dhe Janaq Koçeli, pronari kamionit.

Sipas hetimeve të kryera, Shabani ishte personi kryesor në këtë histori pasi ishte pronari i kanabisit dhe personi që e kishte gjetur.

Mbi të rëndon akuza e trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mbetur në tentativë. Lutfi Shabani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Në vitin 2007, ai është dënuar me 2 vite burg si pjesë e një rrjeti të trafikut të heroinës drejt Italisë.

Ai u arrestua në flagrancë me 100 kilogramë përzierës të një cilësie të lartë. Pasi kreu këtë dënim, ai rikthehet përsëri trafikut dhe arrestohet në flagrancë me 15 kilogramë heroinë.

Në shtator të 2009, ai dënohet me 8 vite heqje lirie.

Tv Klan