Apeli lë në burg Gentian Malindin

Apeli lë në burg Gentian Malindin

15:45 24/10/2019

Babai i Malindit: Gentiani do të dorëzohet kur të dalë e vërteta

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi masën “Arrest me burg” për Gentian Malindin dhe Altin Myslihkan, të akuzuar për sasinë prej 137 kg kokainë.

Gentian Malindi është ende në kërkim nga policia, ndërsa Myslihaka po hetohet nën masën e arrestit me burg nga Krimet e Rënda. Avokati Ilir Malindi, i cili është edhe babai i Gentian Malindit, ka treguar për mediat se akuza ndaj djalit të tij për organizatë kriminale është e pabazuar.

Ai u shpreh se 41-vjeçari do të dorëzohet kur të dalë e vërteta, pasi nuk është djali i tij porositësi i kokainës. Për këtë ngjarje në burg qëndron edhe Ardian Bega, personi që së bashku me Altin Myslihakën morën nga konteinerët në Portin e Durrësit sasinë e kokainës.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi