Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë është refuzuar sërish, për të katërtën herë.

Kjo kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë ishte bërë nga nga avokati mbrojtës i Hoxhës, pasi ajo ishte shprehur se kishte fëmijën me probleme shëndetësore.

Avokatët kanë kërkuar akt mejko-ligjor të fëmijës.

Enkelda Hoxha u gjet në faj për lirimin me kusht të Hekuran Billës i dënuar për vrasje. Avokati Ardian Visha pas daljes nga KLGJ e cilësoi vendimin të padrejtë. 

Në seancën e shkuar Enkeleda Hoxha pranoi fajin para KLGJ duke theksuar se ka gabuar në përllogaritjen e paraburgimit që kishte kryer në Angli hekuran Billa. Po ashtu ajo tha se ka shkelur ligjin duke i ulur 1 vit dënim 40-vjeçarit i cili u ekzekutua në 11 qershor të viti të shkuar. 

Avokati i gjyqtares i kishte propozuar Artur Metanin që të bënin një marrëveshje, duke qenë se gjyqtarja pranon fajin për Hekuran Billën, t’i caktohej një masë më e butë disiplinore si ajo e pezullimit nga detyra me afat.

Sipas Metanit gjyqtarja Hoxha ka cënuar besueshmërin e publikut tek sistemi gjyqësore dhe ka diskredituar figurën e gjyqtarit. Enkeleda Hoxha është arrestuar në shkurt së bashku me 9 persona të tjerë me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion.

Ajo ka kërkuar disa herë nga kolegët e saj masë më të butë sigurie për shkak të problemeve familjare, por kërkesat e saj janë rrëzuar.

Klan News