Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë sërish në qeli Mihal Kokedhimën, pronarin e restorantit “Panorma” në Porto Palermo që dhunoi një grup turistësh spanjollë dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Në seancë, pala mbrojtëse kërkoi një masë më të lehtë sigurie për 51-vjeçarin, por kjo u refuzua.

Kokëdhima akuzohet për “Shkatërrim të pronës“, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosje”.

Seanca ndaj tij u bë me dyer të mbyllura.

Pas ngjarjes Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit e shembi restorantin i cili rezultonte pa leje.

Tv Klan