Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg presidentin e klubit të futbollit të Kastriotit, Alban Vogli. Gjyqtari Hysni Demiraj ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, marrë në 12 Maj.

29 – vjeçari akuzohet për rrahjen barbare ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica. Për togat e zeza, kushtet për Voglin nuk kanë ndryshuar dhe për këtë arsye, deri në përfundim të hetimeve, ai do të qëndrojë në burg.

Për Voglin, Prokuroria ka ngritur akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.

Në bazë të hetimeve, shkak për këtë ngjarje kanë qënë shkrimet e gazetarit pas dhunës në ndeshjen Korabi -Kastrioti.

Sipas Eduard Ilnicës, ai u rrah pasi zbardhi dhe tha të vërtetën për atë çfarë ndodhi në stadiumin e Peshkopisë.

Për këtë arsye, Alban Vogli, sëbashku me disa persona të tjerë, në rrugën Muhamet Gjollesha, fillmisht e kanë kërcënuar, me pas goditur, madje kanë tentuar edhe ta rrëmbejnë gazetarin Ilnica.

Tv Klan