Apeli lë në burg të arrestuarit për vrasjen e Indrit Çelaj

Apeli lë në burg të arrestuarit për vrasjen e Indrit Çelaj

15:54 06/09/2019

Dy vëllezërit Kusi dyshohet se janë arratisur në Greqi

Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për tre personat e arrestuar për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj. Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli dhe Ali Sula u është refuzuar kërkesa për tu liruar. Këta persona nuk akuzohet si autorë të vrasjes së 26 vjeçarit Indrit Çela, por mbi ta rëndon akuza moskllazimit të krimit dhe pengim për të zbardhur të vërtetën.

Sipas Prokurorisë ata kanë tentuar t’i japin një tjetër rrjedhë vrasjes me qëllim që ajo të dukej aksident në punë. Pas hetimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë u faktua se viktima ishte qëlluar me plumb në kokë brenda ndërtesës ku ndodhi krimi dhe më pas trupi u hodh jashtë saj. Çelaj dyshohet se është qëlluar nga dy vëllezërit Griseldo dhe Albanio Kusi të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në banesat e tyre ka pasur kontrolle mengjesin e së premtes. Mësohet se aty është gjetur një pistoletë në një banesë në fshatin Allgjatë. Vëllezërit Kusi dyshohet se janë arratisur jashtë Shqipërisë pas ngjarjes. Nga verifikimi i qelizave të telefonit te tyre disa orë pas krimit ata kanë qenë në Korçë nga ku dyshohet se mund te kenë kaluar në Greqi. 

Motiv i krimit ka qenë debati për sistemin e kondionimit të vilës i cili sipas vëllezërve Kusi kishte probleme.

Tv Klan

Të ngjashme