Tire Alldërvishi mori 800 mijë Lekë ryshfet për paciente me Covid

Ish-sanitarja e spitalit Shefqet Ndroqi, Tire Alldervishi, do të qëndrojë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, ka refuzuar kërkesën e saj për lirimin nga qeli të 58-vjeçares.

Tire Alldërvishi u arrestua pas denoncimit në emisionit Stop në Tv Klan, se i kishte marrë vajzës së një paciente 8 milionë Lekë për shërbimit ndaj nënës së saj.

Tire Alldërvishi kërkoi të lirohej nga burgu me pretendimin se ka qenë e prekur me Covid dhe ende nuk e dinte nëse ishte shëruar dhe mund të përbënte rrezik për persona të tjerë, por kërkesa nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues.

Pas denoncimit të skandalit në emisionin Stop, 58-vjeçarja u shkarkua dhe u arrestua. Hetimet për ngjarjen janë zgjeruar edhe për infermierë dhe mjekë në spitalin Covid 2.

Tv Klan