Fadil Kasemi vrasësi i gjyqtares Fildez Hafizi është lënë në burg edhe nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.  53-vjeçari kërkoi një masë më të butë se arresti me burg vendosur nga shkalla e parë dy javë më parë.

Mësohet se Kasemi nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me motivin e krimit, por ka kërkuar që mos të cënohet nderi u ish-gruas dhe familjes së tij. Avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës burg me afat 30 ditë deri në daljen e përgjigjeve të ekspertizës mendore. Por togat e zeza nuk janë bindur nga argumentet dhe kanë vendosur lënien në fuqi të masës së sigurisë arrest me burg. Fadil Kasemi në datën 31 Gusht pranë zonës së Xhamlliku në Tiranë qëlloi ish- gruan e tij, Filldes Hafizi. 

Sipas hetimeve autori ka pritur që ish-gruaja e tij të hipë në makinë. Më pas i është afruar duke qëlluar dy herë në drejtim të saj duke e lënë të vdekur në vend. Pas këtij momenti 53-vjeçari nën kërcënimin e armës i ka kërkuar një shoferi furgoni që ta nxjerrë jashtë Tiranës. Por ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka bërë të mundur prangosjen e tij. Mbi Fadil Kasemin janë ngritur akuzat e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe pengmarrje.

Tv Klan