Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka u gjet fajtore për përfshirje në korrupsion edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi dënimin e saj me 2 vite burg.
Dënimi me burg u konvertua në 2 vite paraqitje në shërbimin e provës. Ish-gjyqtares iu hoq gjithashtu e drejta e mbajtjes së funksioneve publike për 5 vite.
Fajtor për korrupsion u gjet edhe avokati Ilir Pashaj që u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.
Vyshka u hetua nga SPAK që tha se e kishte gjetur atë të përfshirë në një rast korruptiv ku një i pandehur kishte ndërhyre nëpërmjet avokatit dhe në këmbim të vlerave monetare për të marrë masë më të butë dënimi.
Tv Klan