Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar nga burgu presidentin e klubit të “Kastriotit”, i cili rrahu barbarisht gazetarin sportive, Eduard Ilnica.

Ai e dhunoi gazetarin për shkak të një artikulli që ai kishte shkruar mbi dhunën në ndeshjen Korabi-Kastrioti.

Togat e zeza zëvendësuan masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.

Alban Vogli u arrestua në datën 9 Maj në akuzën e plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim dhe goditje për shkak të detyrës ndaj gazetarit.

Në datën 12 Maj shkalla e parë vendosi ta lërë në burg për këto akuza. Ky vendim u konfimrua edhe nga Gjykata e Apelit në datën 27 Maj, ku Vogli kishte kërkuar vleftësim të masës.

Por kur ka kaluar gati një muaj nga ky vendim avokatët e presidentit të “Kastriotit” kërkojnë zëvendësimin e masës me argumetin se kishin ndryshuar kushtet për klientin e tyre.

Trupa gjyqësore kryesuar nga Marie Qirjazi argumentoi së masa e përshtatshme për 29-vjeçarin është detyrim paraqitje.

Tv Klan