mziuKryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu do të lerë qelinë e paraburgimit ku qëndronte nga 20 dhjetori. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mziun, duke rrëzuar masën “burg pa afat” të vendosur nga gjykata e shkallës së parë të Tiranës.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është pritur me duartrokitje nga banorë të Kamzës dhe qytetarë të tjerë, që ishin mbledhur përpara Gjykatës në mbështetje të kryebashkiakut.

Sipas avokatit mbrojtës, Mziu nuk ka kryer vepër penale, pasi tenderat në Bashki nuk janë në kopetencë të kryetarit të saj.

Prokuroria ka ngritur ndaj Mziut akuzën e shpërdorimit të detyrës, përmes shkeljes së barazisë në tendera.